Bebe Rexha ka arritur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare pas paraqitjeve të njëpasnjëshme në shout amerikan dhe koncerteveanembanë botës.

Këpshtu së paku ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.

Bebe ka pohuar se do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të televizionit më të madh në botë MTV, transmeton Telegrafi.

“Ëndrra po më bëhet realitet. Do të paraqitem në MTV-VMA të dielën në qytetin tim të lindjes në Madison Square Garden (New York)”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Ditë më parë këngëtarja ka publikuar këngën më të re të titulluar “In Name of Love”, i cili në versionin audio ka marrë rreth 38 milionë klikime, ndërsa videoklipi është shikuar 1.3 milion herë.

Kujtojmë se kantautorja që bën karrierë në SHBA do të mbajë koncert më 9 shtator në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës. /Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AeGfss2vsZg?feature=oembed]
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RnBT9uUYb1w?feature=oembed]Bebe Rexha