Albspirit

Media/News/Publishing

“Bukuroshja e artë”, shoqja e ngushtë e Kardashian

kim-kardashian-orange-dressJasmine_Sanders-32-728x486-780x439JASMINE-SANDERS-03JASMINE-SANDERS-06JASMINE-SANDERS-08JASMINE-SANDERS-12JASMINE-SANDERS-21kim-kardashian-has-lost-almost-70-pounds-of-baby-weight-02

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse deri më tani Kim Kardashian ka qenë ndër bukuroshet më të ndjekura dhe të pëlqyera në internet, atëherë mund të themi se vëmendja e saj po bie paksa, jo vetëm nga fama që kanë fituar motrat e saj, por edhe shoqet e ngushta. Së fundmi në Instagram është shfaqur edhe një bukuroshe tjetër, e ajo është Jasmine, apo e njohur si vajza e artë (një pseudonim ky që e bart nga fëmijëria). Por kush është Jasmine Sanders? Ajo ka lindur në Gjermani dhe është rritur në Karolinë e Jugut, është vetëm 25 vjeçe dhe tani ka “sunduar” pasarelat e Jeremy Scott. Bukuroshja vlerësohet shumë për pamjen e saj, e veçanërisht për flokët ngjyrë mjalti. Me anë të fotove ku shfaqet provokuese dhe seksi, që i ka publikuar në Instagram, ajo ka fituar hiq më pak se 1.7 milionë dollarë. Sanders, ka treguar se i kushton shumë kujdes trupit dhe pika e saj e dobët është lëkura: “Lëkura është pika ime e dobët, andaj unë kujdesem që ta mbajë atë çdo ditë sa më të hidratuar”, është shprehur ajo. Bukuroshja seksi pritet të jetë një nga vajzat më të famshme të showbizit në të ardhmen.

Please follow and like us: