Albspirit

Media/News/Publishing

“City Mall” do të kalojë në pronësi të një kompanie britanike

 

 Kompania “Hajsted limited” me seli në Britaninë e Madhe dë të jetë pronarja e re e qendrës tregtare më të madhe në Maqedoni “City Mall”. Për t’ja arritur qëllimit kompania britanike do ta blejë kompaninë “Balfin MK” e cila është pronarja e pjesës më të madhe të qendrës tregtare – njofton eMagazin, transmeton Zhurnal.

“Balfin MK” është pjesë e kompanisë amë “Balfin group” me seli në Shqipëri dhe me aksionar kryesor biznesmenin Samir Mane. “City Mall” vlerësohet afërsisht 70 milionë euro. Përveç qendrës tregtare, në Maqedoni, “Balfin group” posedon edhe kompaninë për tregti të aparateve elektroshtëpiake “Euromedia”.

Please follow and like us: