Albspirit

Media/News/Publishing

Fillojnë mbrëmjet e 55-ta strugane të poezisë

 

 

Me lexim tradicional të “T’ga za jug” nga Konstatin Milladinov para Shtëpisë së poezisë, sot fillon edicioni i 55-të jubilar i festivalit Mbrëmjet strugane të poezisë.
Pas hapjes zyrtare të manifestimit vijon leximi poetik ndërkombëtar “Meridianet poetike”. Ditën tjetër të programit është portreti i fitueses së vitit të kaluar të çmimit “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase, të publikuar mes dy edicioneve të festivalit, Violeta Tançeva-Zllateva, ndërsa pastaj vijojnë leximet poetike të poetëve nga zgjedhja më e ngushtë për këtë çmim për vitin 2016. Portret do të ketë edhe fituesja e çmimit “Urat e Strugës”, të cilën MSP dhe UNESKO e ndajnë për librin më të mirë debitues, Runa Svetlikova, ndërsa portrete poetike do të kenë edhe pjesëmarrësit tjerë të festivalit.
Tradicionalisht mbjellja e drurit dhe leximi poetik në nder të fituesit të çmimit “Kurora e Artë”, novelistes kanadeze, poete, kritike letrare dhe aktiviste Margaret Atvud do të mbahet të shtunën në Parkun e Poezisë. Pjesë e pashmangshme e manifestimit janë edhe leximet poetike nëpër qytetet “Poezia në rrugë”, që këtë vit do të realizohet në Ohër, Manastir, Resnjë dhe Shkup.
Në mbrëmjet jubilare strugane të 55-ta të poezisë do të marrin pjesë 32 poetë nga 30 vende. Të pranishëm do të jenë poetë nga fqinjësia, Italia, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Belgjika, Izraeli, Hungaria, Kina, Kalifornia, Meksika, Spanja, Franca, Irlanda, India,…

Please follow and like us: