Albspirit

Media/News/Publishing

Franca dhe Gjermania kërkesë për rrjetet sociale

Franca dhe Gjermania kërkesë për rrjetet sociale

Bernar Kazanova dhe Tomas De Maizere përkatësisht ministër i brendshëm i Francës dhe i Gjermanisë nga komisioni evropian kanë kërkuar të përcaktojë një ligj të caktuar për rrjetet sociale jo evropiane siç është rrejti social Telegram i cili keqpërdoret nga terroristët.

Kazanova dhe homologu i tij gjerman, i kanë propozuar komisionit të Evropës që të hartojë një ligj për analizimin dhe shqyrtimin e operatorëve evropianë dhe jo evropiane. Me anë të këtij ligji, të gjithë këta operatorë janë të detyruar të bashkëpunojnë në rast të kundër atyre u hiqet e drejta e dërgimit të mesazheve zanore dhe të shkruara dhe me kode. Autoritetet evropiane duke akuzuar rrjetin social Telegram i cili shfrytëzohet nga terroristët, gishtin e akuzës e kanë ngritur direkt ndaj këtij rrjeti i cili është krijuar për herë të parë në rusi në vitin 2013.

Me anë të këtij veprimi autoritetet evropiane kërkojnë që të detyrojnë mesenxherët e huaj si Telegram që të respektojnë ligjet e brendshme në BE. Si rezultat, ligji i propozuar nga ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Francës pritet të miratohet nga Komisioni Evropian brenda këtij viti. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere tha në një konferencë shtypi se sqarimi dhe kujdesi janë kërkesa e momentit. Gjendja është serioze, tha ai. Tani ka rëndësi që të bashkohen radhët në qeveri, në Parlament, në popull, në Evropë. Një kategorizim konkret të rrezikut të terrorizmit megjithatë ministri i Brendshëm nuk pranoi ta bënte.

Ai ka tërhequr vëmendjen herë pas here se i gjithë Perëndimi, pra edhe Gjermania ndodhen në shënjestër të terrorizmit ndërkombëtar. Gjendja e rrezikimit mbetet pa ndryshuar e lartë. Në Gjermani janë marrë masat e nevojshme të mbrojtjes, tha De Maiziere. Ato do të jenë në fuqi deri në një vendim të dytë. Këtu bën pjesë një prani e shtuar e Policisë Federale në aeroporte dhe në stacionet e mëdha të trenave. Policia është pajisur më tej në mënyrë më luftarake dhe do të ketë kontrolle mbi aktivitetet e rrjeteve sociale. Kontrollet kufitare të qarkullimit në rrugë, në shina dhe në ajër para së gjithash nga Franca në Gjermani janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme.

Veç kësaj, vëzhgimi i personave të njohur e edhe i ambienteve ekstremiste të djathta, të cilat mund të reagojnë ndaj atentateve është shtuar dukshëm. Masa të tjera operative, të cilat merren zakonisht në raste atentatesh terroriste në botën e jashtme, janë vënë në rrugë. Këto masa të jashtëzakonshme tregojnë se sa vlerësohet në Gjermani procesi i kontrollimit të rrjeteve sociale.

Please follow and like us: