Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ngjarje kjo e përvitshme që ka për synim të mbledh personalitete të njohura të politikës dhe ekonomisë nga shtete të ndryshme të rajonit dhe botës.

Në hapjen e Forumit nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar u nënvizua rëndësia dhe nevoja e fuqizimit të bashkëpunimit sa më të madh në BE, veçanërisht ndërmjet jugut dhe veriut përball sfidave gjeopolitike të reja që po përjeton bota.

Ministri Hoxhaj do të flasë të premten në panelin e përbashkët të udhëhequr nga homologu kroat, Miro Kovac, dhe do të bashkëbisedoj me ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e delegacioneve nga Rumania, Greqia, Bosnja, Hungaria, Polonia, Turqia e të tjerë.

“Një mundësi për të riafirmuar qëndrimet tona se Evropa ka nevojë për më shumë unitet dhe vendosmëri në përballimin e sfidave të reja të shekullit XXI. Ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të reja, Kosova e sheh rajonin e integruar plotësisht në Bashkimin Evropian si domosdoshmëri”, tha Hoxhaj.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të zhvilloj edhe takime bilaterale me shumë homologë të tij dhe udhëheqës të delegacioneve nga shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën. Hoxhaj do të takoj edhe ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee.

Please follow and like us: