Albspirit

Media/News/Publishing

I KISHTE VJEDHUR FACEBOOK, I RIU NGA LUSHNJA PRESION PREJ 6 MUAJSH 19-VJEÇARES

 I kishte vjedhur adresën e Facebook, i riu nga Lushnja presion prej 6 muajsh 19-vjeçares

Një 20-­vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se prej disa muajsh përndiqte një vajzë 19 vjeçe, së cilës i kishte vjedhur edhe adresën e profilit të saj në Facebook.

Burime nga Policia thanë se i arrestuari është shtetasi Daniel Xhepa, pasi ishte denoncuar disa ditë më parë nga vajza lushnjare, me banim në kryeqytet.

“Panorama” shkruan se përveçse i kishte shkaktuar gjendje ankthi e frike përgjatë 6 muajve që e përndiqte, i riu e kërcënonte vajzën me iniciale O.K., se do vijonte të hapte profile false me emrin e saj në Facebook.

Në fakt, kështu kishte vepruar, pasi në disa profile në rrjete të ndryshme sociale, ai kishte postuar fotografi dhe biseda që vajza bënte me mesazhe me persona të ndryshëm. Këto foto dhe biseda ai i kishte marrë nga profili i vajzës, pasi kishte arritur t’i vidhte fjalëkalimin.

Ndërsa në disa raste ai shkruante edhe komente fyese e denigruese në emër të 19-­vjeçares, në formë hakmarrjeje pas refuzimeve të saj të vazhdueshme, për të pasur një lidhje dashurie bashkë. Fillimisht vajza nuk ka dashur që kjo histori të merrej vesh nga policia, pasi kishte frikën e familjarëve.

Por në momentin që disa prej të afërmve të saj kanë mësuar se çfarë i kishte ndodhur, e kanë bindur që ajo të bënte kallëzim në polici. Disa ditë më parë, e shoqëruar nga e ëma, shtetasja O.K. ka bërë denoncim në zyrën e Seksionit për Krimet Kompjuterike në Policinë e Tiranës dhe menjëherë kanë nisur hetimet.

Ndërsa mësohet se mbrëmjen e së martës është arritur të kryhet arrestimi i autorit, në fshatin Çermë të Lushnjës, nga efektivët e Policisë së Tiranës. Policia tha se ndaj 20­vjeçarit Daniel Xhepa janë ngritur akuzat e “falsifikimit kompjuterik”, “përndjekjes” dhe “ndërhyrjes së padrejtë në jetën private”.

Please follow and like us: