Ina Rama, kandidate për në Gjykatën e Strasburgut
Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi janë tre kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut. Një ditë para skadimit të afatit për të paraqitur kandidaturat pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, burime pranë qeverisë bënë të ditur për mediat emrat e tre kandidatëve.
Tre kandidaturat mësohet se janë përzgjedhur nga një Komision i Posacëm i përbërë nga, Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani i ngritur me urdhër të sekretarit të Përgjithsmë të Këshillit të Ministrave.
Mes tre kandidaturave do të jetë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që do të përzgjedhë me votim se cili do të jetë fituesi. Votimi do të bëhet në mbledhjen e Asamblesë në Tetor.
Please follow and like us: