Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme
Qeveria e Italisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të 24 gushtit, që deri në këto momente ka shkaktuar 250 viktima.
Lajmi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është dhënë nga kryeministri italian, Mateo Renzi.
Ai tha se qeveria ka lënë në dispozicion të zonave të prekura nga tragjedia edhe një fond prej 50 milionë eurosh.
Renzi theksoi se rindërtimi i komunave dhe kthimi aty i gjallërisë së jetës, është prioritet i kabinetit të tij, transmeton Shekulli.
Tërmeti i fuqishëm ka tronditur komunat e Amatriçes, Akumolit dhe të tjerave përreth. Autoritetet italiane druhen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.
Operacioni për kërkimin e trupave nën rrënoja ende vazhdon. Zonat në Italinë Qendrore janë thuajse të paralizuara.
Please follow and like us: