Këshillit i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën
Në Nju Jork sot po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Kosova u përfaqësua nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në fjalën e saj tha se vendi ka përparuar në disa çështje mjaft të rëndësishme, duke përmendur luftën kundër terrorizmit. Ajo tha se këtë vit asnjë kosovarë nuk ka marrë pjesë në luftën e ISIS. “Kemi luftuar terrorizmin, që 10 prej muajve asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS”, tha Çitaku. Çitaku gjatë fjalimit të saj në KS-në e OKB-së ka përmendur rastet e tmerrshme që kanë ndodhur në Krushë të Vogël në Kosovë, ku paramilitarët serbë kanë vrarë qindra banorë të këtij fshati. Nga ana tjetër, Serbia është duke u përfaqësuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Në takim do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për punën e UNMIK-ut në Kosovë dhe situatën në periudhën e fundit tremujore.