Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Veriut gjuan me një raketë balistike drejt Japonisë

North Korean leader Kim Jong Un guides on the spot the underwater test-fire of strategic submarine ballistic missile in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) in Pyongyang on April 24, 2016. KCNA/via REUTERS.

Një nëndetëse e Koresë së Veriut ka qëlluar me një raketë balistike, ditën e mërkurë, në drejtim të Japonisë.
Raketa fluturoi për rreth 500 kilometra (311 milje) dh era në Detin e Japonisë, duke dëshmuar një përmirësim të aftësive teknologjike të vendit të izoluar komunist.
Goditja përbën një shkelje të marrëveshjes me Kombet e Bashkuara, mirëpo Koreja e Veriut ka deklaruar se është ndjerë e provokuar nga manovrat e radhës ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut që sipas koreanoveriorëve janë praktikisht përgatitje për pushtim të vendit.-
Kina, aleatja e madhe e Koresë së Veriut, por edhe kritikuese e saj në kuadrin e OKB-së, gjithashtu i ka dënuar manovrat duke i quajtur “një lojë e rrezikshme”.
Mirëpo, SHBA dhe Koreja e Jugut thonë se manovrat kanë karakter mbrojtës dhe jo synime pushtimi, shkruan gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York. Japonia gjithashtu është nervozuar shumë nga gjuajtja e raketës.
“Është një rrezik i madh për sigurinë e Japonisë dhe një akt i pafalshëm që dëmton qendrueshmërinë dhe paqen rajonale në mënyrë të dukshme”, tha kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Incidenti ndodhi sot në mëngjez dhe rastis gjithashtu edhe me fillimin e një samiti të ministrave të Jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut po bëhet gjithnjë e më e izoluar pas vendosjes së sanksioneve nga OKB, në janar kur bëri disa prova bërthamore. Ajo u ndje sidomos e tradhëtuar nga Kina që mund të kishte vënë veton kundër sanksioneve.
Ky incident i ri nuk do ta përmirësojë statusin ndërkombëtar të këtij vendi problematik. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: