Albspirit

Media/News/Publishing

Makinat e Doganave për fushatën e PS në Dibër

Mazhoranca duket tërësisht e angazhuar në fushatën zgjedhore në Bashkinë Dibër, duke mos kursyer as infrastrukturën shtetërore. Siç shihet në këto foto, automjetet e Doganave janë në shërbim të kandidatit socialist, Muharrem Rama.

Madje në makina janë stampuar edhe logot e PS, LSI, PDIU dhe partive të tjera të koalicionit qeveritar, si dhe mbishkrimi “Muharrem Rama shërbëtori i Dibrës”.

Përdorimin e makinave të Doganës në fushatën e kandidatit socialist e denoncoi dy ditë më parë edhe ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Ajo që bie në sy në fushatën për Bashkinë Dibër, është edhe roli tejet aktiv i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.

Ndoshta ky i fundit, si doganier i vjetër, ka dhënë idenë për shfrytëzimin e automjeteve të Doganave në fushatë, cka bie totalisht në kundërshtim me ligjin.

Nëse shikon me kujdes fotot duke u fokusuar te targat, kupton që janë automjetet e Doganave, thjesht i kanë ndryshuar ngjyrat për të mos rënë në sy.

PS ka aktivizuar në këtë fushatë edhe ish-deputetin Arben Ndoka, i cili la mandatin pasi rezultonte me rekorde kriminale.

/LAPSI.AL/

Please follow and like us: