Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia i nënshtrohet Erdoganit, drejt mbylljes shkollat e financuara nga Gulen

Mediat maqedonase raportojnë se qeveria në Shkup në mbledhjen e fundit ka miratuar disa masa për kufizimin e aktivitetit të klerikut turk Fetthullah Gulen dhe ithtarëve të tij në Maqedoni, si dhe për mbylljen e institucioneve arsimore që kanë lidhje me të.

Megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe as nuk është përgënjeshtruar nga qeveria.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, i pyetur nëse vërtet Shkupi ka marrë vendim për mbylljen e organizatave në Maqedoni për të cilat Qeveria e Tayyp Erdoganit dyshon se kanë lidhje me Fetthullah Gulenin, tha se “Qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë se Maqedonia përkrah vetëm pushtetin demokratikisht të zgjedhur në Turqi dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojë me Qeverinë në Ankara për realizimin e qëllimeve të tyre, gjithsesi në pajtim me legjislacionin tonë dhe interesat tona. Lidhur me pyetjet për vendimet e Qeverisë, po! Qeveria ka marrë vendime, të gjitha vendimet që do t’i merrnim dhe që do t’i marrim janë në pajtim me legjislaturën tonë, interesat tona nacionale dhe kjo ka qenë dhe do të jetë kështu”, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase.

Më herët edhe zyrtari i lartë i BDI-së, Behixhudin Shehapi, u shpreh se qeveria do të zbatojë kërkesat e Erdoganit për Maqedoninë.

Kërkesë për mbylljen e shkollave të financuara nga Gulen, presidenti turk e bëri edhe në Tiranë gjatë vizitës së tij për inagurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Please follow and like us: