Mbi 250 të vdekur nga përmbytjet në Indi
Zyrtarët indianë njoftojnë se më shumë se 250 persona në tre shtete indiane kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të musoneve që prej qershorit të këtij viti.
Më shumë se 250 persona në tre shtete indiane kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të musoneve që prej qershorit të këtij viti, njoftuan sot zyrtarët indianë, pasi qyteti i shenjtë i Varanasit, ishte më i fundit që u përball me përmbytjet.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të shiut, në qendra strehimi të ndihmës shtetërore, pasi disa lumenj, përfshirë Gang, dolën nga shtrati.
Banorët e Varanasit thanë se përmbytjet e këtij viti ishin më të rënda, që nga viti 1978 që goditën vendin kryesor të pelegrinazhit hindu në Uttar Pradesh, që është një nga qytetet më të vjetra, më të shenjta dhe më kulturore të Indisë.
Please follow and like us: