Albspirit

Media/News/Publishing

Një tjetër Ramë vjen në poste të larta, do të emërohet drejtor i Doganave në shtator

 

 

Në shtator pritet që të ndërrohet drejtoresha e përgjithshme e Doganave. Pas Kryeministrit, pas kandidaturës së majtë për kryebashkiak në Dibër Muharrem Rama, një tjetër Rama pritet që të emërohet në një post kyç.

Portali “360grade.al” shkruan se Kryeministri ka thirrur në zyrë zotin Petrit Rama, për t’i komunikuar zyrtarisht se në shtator do të fillojë si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare.

Drejtoresha aktuale, Pranvera Fagu, do të “trajnojë” këto dy javë Petrit Ramën, që të jetë gati për të marrë detyrën në shtator. Me sa duket mbyllet këtu karriera te doganat e zonjës Fagu, për kujtesë gruaja e trajnerit personal të Kryeministrit.

Ky ndërrim i papritur në Dogana, në majën e vet më të lartë, duket se është kërkuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për t’i dhënë “impulse” të reja doganave shqiptare.

Për koinçidencë, Petrit Rama është nga Berati, zonë elektorale ku Ahmetaj do të jetë i pari në listë për Partinë Socialiste në kandidimet e ardhshme.

Please follow and like us: