Albspirit

Media/News/Publishing

Pianistja Statovci, gati për turin koncertal jashtë Evropës

Pianistja Statovci gati për turin koncertal jashtë Evropës

“Në paraqitjen si soliste me orkestër, do të luaj një koncert për piano e orkestër nga Mozart-i. Ndërsa programi recital do të ngërthejë ndër të tjera edhe pjesë nga Liszti, Raveli, Brahmsi”,ka bërë të ditur për KultPlus, artistja kosovare.

Tetori do ta gjejë në një kontinent tjetër.

Do të nis një turne që mbase do të mbetet thellë në kujtesën e saj.

Tingujt e pianos do të dëgjohen përgjatë gjithë muajit.

Meloditë e këtij instrumenti do të vijnë nga dora e një kosovareje, që tashmë ka shpërthyer kufijtë.

Është kjo pianistja kosovare Ardita Statovci e cila po bëhet gati për rrugëtimin e saj artistik.

“Në tetor do të nisem në turne koncertesh në një vend të veçantë joevropian, në një shtet të madh e me ndikim. Gjatë ketij turneu do të luaj si soliste me orkester si dhe do të paraqitem edhe me recitale pianistike. Është kënaqësi që me këtë rast, listës së vendeve ku kam koncertuar deri tani, do t’i shtohet edhe një vend tjetër i botës”, ka theksuar për KultPlus, Ardita Statovci.

Shtetin ku do të përformojë ende nuk dëshiron ta zbulojë, mbase me një arsye.

“Jemi dakorduar me organizatoret që pasi që ata të kënë publikuar një intervistë në shtetin e tyre, atëherë edhe unë do i bëjë publike detajet”, ka sqaruar Statovci.

Pianistja kosovare ka deklaruar se gjatë këtij koncerti do të luaj veprat e kompozitorit të njohur Mozart por edhe pjesë të kompozitorëve të tjerë botëror.

“Në paraqitjen si soliste me orkestër, do të luaj një koncert për piano e orkestër nga Mozart-i. Ndërsa programi recital do të ngërthejë ndër të tjera edhe pjesë nga Liszti, Raveli, Brahmsi”, ka shtuar ajo.

Statovci pak kohë më parë ka mbajtur një koncert në kuadër të Aspekte Festival në Salzburg të Austrisë ku bëri për vete audiencën, në të cilën morën pjesë kompozitorë të mëdhenjë.

Please follow and like us: