Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveri teknike, Meta President, Zgjedhje të parakohshme apo Opozita në plazh?

Nga Kreshnik Spahiu*

Për më shumë se 48 orë në media nuk shikon asnjë lajm. Pas ditëve të stuhishme të debetit mbi reformën në drejtësi, sapo ka rënë një heshtje varri. Telegrame dhe sms urimi, kush e kush të dalë fitues para ndëkombëtarëve. Servilizmi dhe hipokrizia kanë pushtuar ekranet. Rrjetet sociale po merren me lifestyle sepse lajmet e urimit nga BE dhe Washingtoni nuk lexohen fare, as nga vetë deputetët.

Rama ja arriti qëllimit duke gjunjëzuar 140 deputet si në kohën e Enver Hoxhës. Asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, ishte si shprehje e deligjimitetit që ka humbur Kuvendi dhe mediokritetit që prodhohet nga listat e mbyllura në parlamentarizmin shqipëtar.

Rama s’ra madje ai doli më i fortë nga kjo betejë sepse opozita u friksua nga presioni diplomatik.

Të gjithë e dimë se show i reformës në drejtësi do prodhojë një vrimë në “ujë” po aq të madhë sa dhe 25 reformat e tjera që huazuam nga BE në këto 25 vite.

Rama s’ra dhe është nisur me pushime por çështja shtrohet se çfarë po bën opozita?.

Meta u nis drejt Washingtonit për herë të katërt brenda 6 muajsh. Votat e LSI janë të domosdoshme për opozitën që ajo të rrëzojë me mocion mosbesimi Edi Ramën nga kryeministër dhe të zgjedhë një qeveri teknike.

Nëse PD nuk gjen dakortësi me ofertën që do i bëj Metës atëhere Edi Rama do ta josh atë me postin e Presidentit.

Opozita ka shansin e fundit për të parandaluar një humbje të paralajmëruar qershorin tjetër. PD duhet të bind Metën që Edi Rama do ta groposë në një ditë të “ftohtë” dimri dhe LSI do përçahet keqazi nga kryeministri dhe pazaret e tij.

Opozita duhet ta rrëzoj këtë javë Edi Ramën përndryshe ajo duhet të niset në plazh për disa vite rresht.

Spahiu eshte kryetari AK

Please follow and like us: