Qeveria jep 500 euro për 18-vjeçarëve italianë që t’i shpezojnë për libra
Në një lëvizje, projektuar me qëllimin që t’u kujtojë të rinjëve se kultura mund të pasurojë jetët e tyre, qeveria Italiane ka vendosur të akordojë një fond financiar, ku çdo të riu t’i jepen 500 euro në ditëlindjen e tetëmbëdhjettë për t’i shpenzuar në libra. Iniciativa nis më 15 shtator, dhe bonusi mund të shpenzohet për libra, bileta koncertesh, bileta teatri, bileta kinemaje, për vizita në muze ose udhëtime në parqet kombëtare. Rreth 575,000 të rinj pritet të përfitojnë nga skema, dhe ndonëse ajo do t’i kushtojë qeverisë italiane 290 milion €, nënsekretari i parlamentit Tommaso Nannicini beson se këto janë para të shpenzuara mirë. “Nisma dërgon një mesazh të qartë për të rinjtë, duke u kujtuar atyre se ata i përkasin një komuniteti i cili i mirëpret pasi të mbushin moshën”, tha ai për Corriere. “Ai gjithashtu i’u kujton atyre se sa i rëndësishëm është konsumi kulturor, si për formimin e kulturës personale ashtu edhe për të forcuar strukturën e shoqërisë”. 18-vjeçarët do të kenë mundësi të kërkojnë fondin nëpërmjet një aplikacioni, duke shkarkuar kupona në telefonat e tyre të cilët mund të përdoren në dyqanet online ose fizikë.
Qeveria italiane është duke planifikuar një bonus të ngjashëm për vitin 2017, i cili do t’ju japë mësuesve 500 € për të shpenzuar për zhvillimin e tyre profesional./The independent/