Albspirit

Media/News/Publishing

Savoia: Shqipja është mbase gjuha më e vjetër e Ballkanit

 

Një nga temat e hapura në lidhje me gjuhën shqipe vazhdon të mbetet vjetërsia e saj.

Sipas gjuhëtarit italian, Leonardo Maria Savoia, shqipja është një gjuhë tejet e vjetër, e cila është krejt e ndryshme nga greqishtja dhe shumë herë më e vjetër se gjuhët sllave.

Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Savoia ka thënë se mbase shqipja është gjuha më arkaike e Ballkanit.

Leonardo Savoia është një nga gjuhëtarët më të shquar europianë. Ai e ka studiuar të folmen e arbëreshëve të Italisë prej më shumë se 30 vjetësh dhe ka shkruar një varg artikujsh për arbërishten dhe shqipen.

Please follow and like us: