Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA emërojnë për një mandat të dytë Presidentin e BB


Shtetet e Bashkuara emëruan edhe për një mandat të dytë Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim.

Sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew e vlerësoi zotin Kim për punën e tij për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme në mbarë botën, pabarazive sociale dhe mbështetjen e përpjekjeve kundër ndryshimeve klimatike.

Sekretari Lew tha se zoti Kim udhëhoqi “me aftësi” përpjekjet për të luftuar Ebolën dhe krizën e refugjatëve dhe ka nxitur reforma të nevojshme në Bankën Botërore.

Jim Yong Kim, me profesion mjek dhe antropolog, ka qenë edhe president kolegji. Ai është President i Bankës Botërore që nga viti 2012. Më parë ai ka udhëhequr përpjekjet kundër virusit HIV dhe SIDË-s.

Banka Botërore është një institucion financiar ndërkombëtar që u jep hua dhe ndihmë teknike vendeve në zhvillim, në përpjekje për pakësimin e numrit të njerëzve që jetojnë me të ardhura më pak 1,9 dollarë në ditë dhe për shtimin e të ardhurave për vendet e varfëra.

Vendimi për presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore pritet të merret nga mesi i shtatorit. Tradicionalisht, presidenti i Bankës Botërore emërohet nga amerikanët, ndërsa europianët emërojnë Dreetorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Please follow and like us: