Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal në Universitetin e Sporteve, manipulohen rezultatet

Skandal në Universitetin e Sporteve/ Manipulohen rezultatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij ne rrjetet sociale denoncon sipas tij “Standartin mafjoz anti-transparent te pranimeve ne Universitetin e Sporteve!!”, shkruan Berisha.

Me tej ai poston mesazhin e Qytetarit Dixhital:

“Përshëndetje zoti Dr. Prof. Sali Berisha!
Uroj të jeni mirë familjarisht.
Kam një shqetësim, në Universitetin e Sporteve në Tiranë, ka filluar konkursi i pranimit (testi fizik, cirkuiti). Komisioni nuk lejon asnjë person brenda, vetëm atë që jep garat, që do të thotë bëjnë ç’të duan me rezultatet. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Pse nuk lejohen të gjithë që të shohin rezultatet? Mendoj se kështu janë paracaktuar emrat që do fitojnë. Natyrisht fituesit do të jenë vetëm ata që do të paguajnë. Gara të destinuara për njerëz të korruptuar. Kërkoj ndihmën Tuaj, për të patur transparencë në këto prova sepse do të ketë shumë kontestime?
Me besim tek Ju, për të ndryshuar diçka pasi që sot pasi ka filluar konkursi.
Me respekt.A.S”

Please follow and like us: