Stamboll, nesër përurohet ura e tretë dhe më e gjatë Bosfrorit
Me një ceremoni, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Erdoan, të premten do të përurohet në Stamboll ura e tretë e Bosforit, “Sulltan Javuz Selimi”.
Nesër do të përurohet me një ceremoni solemne me praninë edhe të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ura e tretë e mbi Ngushticën e Bosforit.
Ura “Yavuz Sultan Selim” mban emrin e sulltanit osman që ka sunduar në shekullin e 16-të. Ura do të jetë lidhja e tretë mes kontinentit të Azisë dhe Evropës.
Ura është vlerësuar si “ura më e gjatë pezull”. Ajo që do të ketë edhe një sistem hekurudhor dhe do të kursejë 1.75 miliard dollarë në vit për sa i përket kostos së energjisë dhe kursimit të kohës.
Gjithashtu zyrtarët turq konsiderojnë se ura do të zgjidhë problemin e ndotjes së ajrit të qytetit në Bosfor dhe të mbingarkesës në trafik.
Qeveria ka parashikuar se urën në ditë do ta shfrytëzojnë 135.000 automjete. Tarifa për autoveturat, të cilat do të kalojnë nga ana evropiane në atë aziatike, do të jetë 9.90 lira turke, ose 3.4 dollarë.
Në një deklaratë bërë më herët, presidenti turk duke iu referuar atyre që nuk besonin në përfundimin e urës në afatin e parashikuar tha: “Më 29 maj 2013, kur hodhëm themelet e urës, disa njerëz thanë se ‘kjo vepër nuk do të realizohet’. Atëherë ne u thamë atyre se ‘Ne do të lidhim pjesën evropiane me atë aziatike përmes urës “Yavuz Sultan Selim”, dhe ky do të jetë mesazhi ynë i madh për botën. Vetëm ata që mendojnë për qëllimet e mëdha mund ta bëjnë realitet një projekt të tillë”, kishte thënë Erdoan.
Ura e tretë e Bosforit është e gjatë 1.4 kilometra, ka një gjerësi prej 25 metra, do të ketë tetë korsi për trafikun e automjeteve dhe dy binarë për trenin e shpejtësisë së lartë.
Përndryshe, në ceremoninë e hapjes së urës në Stamboll do të marrin pjesë një numër i madh burrështetas nga e gjithë bota.