TE 600- et profesorë!
Nga Edgar Frasheri
Ne Shqiperi tani se fundmi numurohen te jene te gjalle rreth 600 Profesore. Bile kam nje ne lagje qe mbledh kanace dhe sa here hedh plehrat pershendetem e me thote ” profesor”. Se nga e ka gjetur, nje zot e di.
Nuk do ti hyj analizes por shkurt tek ne titulli nuk fitohet ne konkurs as dhe me provim. Ta jep shteti kur ke plotesuar ca kushte. Ata pertej detit se pari vleresojne IQ (inteligence quotient) qe kjo kategori duhet te hyje tek 125 e lart. Ne Shqiperi ky tregues nuk testohet.
Meqene shoh qe ky facebook-u eshte plot e perplot me profesore, bile ne gare te heshtur me njeri tjetrin, te cilet kete arene e kane gjetur si mjetin e duhur per te kontribuar ne rritjen e nivelit te jeteses se popullit tone me lloj lloj shkrimesh, atehere ma thote mendja qe po ky facebook-u duhet te kete nje lloj hierarkie te ketyre 600-eve.
Me te drejte pyes Facebook-un se cili eshte Krye Profesori ndermjet tyre. Sepse pavaresisht se ndermjet tyre nuk duhet te kete hierarki, mu kujtua “Ferma e Kafsheve” e Orwellit ku ndonese kafshet (profesoret) ishin te barabarte, kishte ca kafshe (profesore) qe ishin me te barabarte se te barabartet.
Atehere kjo llogjike me thote se duhet te kete Superprofesore me te mire se te miret, profesore te zakonshem pa identitet, 0,75 profesore, 0,5 profesore….e ne fund 0×profesore qe nuk i vlejne kujt. E meqenese rreth 80 % e tyre e kane titullin nga koha e monizmit, atehere mendoj qe kriteret e vleresimit te tyre te jete me numur ‘like’-sh sepse po te kerkosh se cfare kontributi i kane sjelle ata ketij vendi nga koha e monizmit, me siguri qe do te kerkonin te fshiheshin.
Popull i faceboo-kut, bejini like profesoreve sepse vetem ketu ata e kane gjetur veten me supervlere. Jashte facebook-ut, qe eshte pjesa me e madhe e popullit, as qe e kane idene se cilet jane apo dhe ekzistojne.
Ka nga ata me quajne edhe mua sepse begendis tu them. Miremengjes e ti pyes si e kane hallin…!