Te jesh “Qytetar Nderi” i Presheves, eshte nder dhe obligim
Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Perhere mirenjohje per Presheven dhe popullin e saj qe me kane nderuar me titullin me te larte: “Qytetar Nderi”. Kete vleresim do e shnderroj ne dedikim te perhershem per gjithe popullin e Lugines, Presheves, Bujanovcit dhe Medvexhes.
Gjeografia e Presheves qe nise nga lartesite e Karadakut e shtrihet magjishem pergjate lugines se diellit me ka mahnitur pa mase. Natyra ofron gjithcka. Por, si per karshillek ndaj natyres, varferia ka shtrire zhelet e saj mjerane cep me cep…
Historia e Presheves eshte faqendritur. Legjenda e Idriz Seferit shoqeron shume episode te saj. Rezista e mbijeteses eshte tronditese….
“Cohuni djem e cohuni cika,
Se na msyni krajl e shkija,
Krajl e shkija me petica,
Karadaki me sekica..”
Por, vrashtesia epiko-tragjike e historise se Presheves nuk i’a cenuan shpirtin e larmishem thellesisht lirik te popullit te saj.
Kultura e popullit te Lugines se Presheves eshte njekohesisht mahnitese dhe tronditese. Eshte mahnitese se atje gjen vlera antike e ne kontinuitet te kultures materiale iliro-shqiptare.
E mbi kulturen materiale ngrihet me bukurite e larmise unike e tejet autoktone shqiptare folklori, plot mite e legjenda, perralla e tregime, kenge e valle, tradita e zakone, rituale dhe etnografi pastertisht shqiptare.
Eshte tronditese kur degjon dhe lexon gjuhen shqipe tek shqiptaret e Lugines se Presheves. Ralle kam pare e degjuar te flitet dhe te shkruhet me paster, me shtruar, me rrjedhese e me plot muzikalitet gjuha shqipe, si tek populli shqiptar i Lugines se Presheves.
Presheva eshte muze i gjalle i civilizimit shqiptar. Rralle, shume ralle kam pare mesues kaq te perkushtuar per mesimdhenien. Pak, fare pak ne jete kam rastisur ne nxenes kaq te zellshem per dituri si te Shkolla “Skenderbeu”. Por Tirana e Prishtina duhet t’i japin me shume mundesi e bursa nxenesve te te gjithe Lugines se Presheves, meqenese Qeveria serbe akoma vuan paragjykime diskriminative per rinine shkollore te Presheves, Bujanovcit dhe Medvexhes.
Si askund tjeter nuk kam pare shoqate me profesionale dhe te dedikuar per prezervimin e kultures materiale te Lugines si ajo qe ekziston ne Presheve. Gjithashtu, nuk kisha ndjer emocione si ato te shoqates se poeteve e shkrimtareve ne kete treve shqiptare. Apo perpjekja per ngritjen e Qendres Evropiane te Lugines. Keto shoqata kerkojne me shume vemendje nga pushteti qendror e sidomos ai vendor.
Ndokush mund te cuditet kur te mesoje nga keto rrjeshta se Presheva ka nje biblioteke model. Do t’i coja me kenaqesi bibliotekaret e Shqiperise e Kosoves per te mesuar se si ngrihet, ruhet, pasurohet dhe i sherben komunitetit nje biblioteke. Kur meson sesa pak fonde ka per kete biblioteke, athere e kupton madheshtine e drejtuesve te saj. Le te kujdesemi te gjithe me shume per to.
Presheva ka media e gazetare mjaft te pavarur, me etike dhe profesionalitet. RTP dhe TV Aldi jane media publike dhe jo publike qe kane gjalleruar mendimin e shprehjen e lire tek qytetaret e Lugines. Te dyja jane perballe sfidave per mbijetese. Duhet bere gjithcka qe ato te mbijetojne, nga Qeveria qendrore dhe pushteti lokal.
Presheva eshte gurre akademikesh te shquar mbarekombetar. Prej Presheve jane akademiket Idriz Ajeti, Rexhep Smajli, Avni Presheva e shume studiues te fushave te ndryshme si Bedri Selimi, Sadri Ramabaja etj.
Aktualisht nevojitet nje vemendje e shtuar e akademikeve dhe studiuesve drejt Presheves. Nevojitet zhvillimi i arsimit te larte shqip. Por ky synim don dedikim akademik shqiptar, por edhe bashkepunim akademik nderkombetar.
Ne Lugine gelon popullsia e re shqiptare. Diteve e mbremjeve rinia gjalleron jeten e qytetit. Por, prapa gjallerise fshihen probleme jashtezakonisht serioze ekonomike dhe sociale.
Varferia, papunesia, mungesa e investimeve te brendshme dhe te huaja, gjendja mjerane e infrastruktures, braktisja e bujqesise e blegtorise, sherbimet e munguara shendetsore jane plage te thella.
Keto plage ekonomike e sociale jane akuze e drejtperdrejte per Qeverine e Beogradit, e cila duhet te ktheje vemendjen e saj me projekte serioze zhvillimore ekonomike e sociale per banoret shqiptare ne gjithe Luginen e Presheves. Edhe pushteti vendor lypet te projektoje programe zhvillimi ekonomik e social dhe te kembengule me shume te qeveria qendrore.
Ketu eshte vendi per t’i adresuar kritika serioze edhe Qeverive ne Tirane dhe Prishtine. Une qe shkoj shpesh ne Presheve, si “Qytetar Nderi” i saj e ndjej kerkesen ne rritje te banoreve te Lugines per Tiranen dhe Prishtinen zyrtare. Sikunder ndjej veprimet e kontributet teresisht te pamjaftueshme te ketyre te fundit.
Tirana dhe Prishtina duket se nuk kane kurrefare strategjie te qarte dhe afatgjate per popullsine e madhe shqiptare etnike ne Presheve, Bujanovc e Presheve. Tirana e Prishtina nevojiten urgjentisht te koordinojne, bashkepunojne dhe te bashkefinancojne projekte zhvillimore ekonomike e sociale per mbare shqiptaret e Lugines se Presheves.
Sfidat e shqiptareve te Lugines se Presheves Qeveria e Tiranes duhet t’i kete ne dosjen e saj diplomatike ne cdo takim te cfaredo niveli me autoritetet e Beogradit.
Nderkohe Qeveria e Kosoves, Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria per Negociata me Beogradin duhet medoemos qe te kerkojne reciprocitet te plote te trajtimit te pakicave, te atyre serbe ne Kosove me ato shqiptare ne Presheve, Bujanovc e Presheve.
Please follow and like us: