Albspirit

Media/News/Publishing

Trashëgimia kulturore përmes fotografisë, nisma më e re e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane

aTrashëgimia kulturore është dëshmues i vlerave dhe traditave, që pasqyrojnë dhe i japin formë kulturës dhe identitetit kombëtar.

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ka nisur një fushatë sensibilizuese fotografike, duke identifikuar objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj fushate është që të rinjtë të njihen me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si edhe të identifikojnë ato objekte të cilat kanë nevojë për restaurim.

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane fton të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke vizituar një objekt të trashëgimisë kulturore dhe duke e sjellë atë nga perspektiva e fokusit të aparatit nëpërmjet fotografive.

“Bëhu pjesë e nismës tonë! Vizito një objekt të trashëgimisë kulturore këtë verë”, është apeli i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, në këtë nismë që synon promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Please follow and like us: