Turqia intensifikon ndërhyrjen në Siri
Turqia ka dërguar tanke të reja në veri të Sirisë dhe u ka bërë thirrje milicive kurde në zonë të tërhiqen.
Të mërkurën, forcat turke, me mbështetjen ajrore të SHBA-së, kanë nisur një ofensivë ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
Mbi 20 tanke tuke kanë qenë të enjtën në Siri, përreth qytetit Jarablus.Ndërhyrja e Turqisë vjen pas sulmit të fundjavës në qytetin Gaziantep, i cili ka lënë të vrarë mbi 50 veta.
Autoritetet turke kanë fajësuar Shtetin Islamik për këtë sulm. Rusia ka thënë se ndërhyrja e Turqisë do të degjenerojë tutje konfliktin civil në Siri.
Please follow and like us: