“Me çlirimin e Jarabulusit parandalohet projekti i ndarjes së Sirisë”
Në njoftimin me shkrim të Vëllazërisë Muslimane Siriane thuhet se mbështetja e Forcave të Armatosura Turke ndaj opozitës siriane për çlirimin e Jarabulus-it është e denjë për çdo lëvdatë
Organizata siriane e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) bëri të ditur se marrja e Jarabulus-it nga ana e Ushtria e Lirë Siriane dhe çlirimi i këtij qyteti nga organizata terroriste DAESH është “hapi i parë” drejt dështimit të planit për ndarjen e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin me shkrim të Ihvanëve sirianë theksohet se mbështetja e Forcave të Armatosura Turke ndaj opozitës siriane për çlirimin e Jarabulus-it është e denjë për çdo lëvdatë. “Çlirimi i Jarabulus-it nga terroristët e DAESH-it është hapi i parë drejt dështimit të projektit për ndarjen e Sirisë”, theksohet në njoftim. Më tej thuhet se forcat e opozitës siriane kanë arritur sukses të madh në operacionet e çlirimit të Jarabulus-it me mbështetje të forcave turke dhe se me këtë hap është parandaluar projekti i ndarjes si dhe i ndarjes së veriut nga jugu i Sirisë. Ihvanët shfaqin shpresën se operacioni në Jarabulus do të jetë hallka e parë në zinxhirin e çlirimit të qyteteve siriane.