Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare “lan duart”: Çmimin e sigurimit e vendosin kompanitë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë në mbrojtje indirekt veprimin e djeshëm të kompanive të sigurimit për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve.
“Shoqëria e sigurimit përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas kushteve të tregut. Pra, tarifat e sigurimit të detyrueshëm janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t’i përcaktojnë vetë ato, sipas kushteve të tregut. Bazuar në kuadrin ligjor e rregullativ, AMF nuk miraton çmimet e sigurimit, por miraton rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të detyrueshëm”, – thotë AMF.
Çka do të thotë se çmimi mund të rritet sërish, por jo siç shprehet AMF, sipas tregut. Pasi në një treg ka konkurencë, ndërkohë që kompanitë shqiptare veprojë në marrëveshje.