Berisha ‘heq’ dorë nga mjekësia dhe politika, i pëlqen më shumë gazetaria
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njihet për afrimitetin që ka me rrjetet sociale.
Profili i tij i Facebook-ut ka rreth 1 milion e 30 mijë ndjekës, çka e bën politikanin më të ndjekur shqiptar.
Berisha, nën moton ‘Qytetari dixhital denoncon’ njihet për publikimin e mesazheve që i shkojnë në adresë të tij, ku denoncohen raste abuzimi me pushtetin apo edhe padrejtësi që kanë të bëjnë me qytetarë të thjeshtë.
Por, duket se bota virtuale i ka pëlqyer aq shumë saqë po përfshihet gjithnjë e më shumë në postime dhe informacion që nuk kanë të bëjnë ngushtësisht me politikën apo dhe raste abuzimi.
Një rast i tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një makinë e marrë me qira nga dy shtetas italianë mori flakë në Vlorë.
Berisha nuk ngurroj të publikonte foton e makinës dhe të informonte për rastin, megjithëse policia sqaroi se ky rast kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.
Mesa duket Berisha, po e harron zanatin e tij të vjetër si mjek dhe politikan dhe po anon më shumë nga gazetaria.