Braçe fajëson AMF: Mospërmbushja e detyrimeve do të rëndojë fort
Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të siguracioneve të makinave nga kompanitë e sigurimit.
Përmes një postimi të gjatë në fb, Braçe thotë se rritja e çmimit të policave të sigurimit është pasojë e ligjit të vitit 2011 dhe se ka kërkuar që ky ligj të ndryshojë.
Braçe akuzon AMF se nuk ka përmbushur detyrimet për të sjellë ligjin në Kuvend.“AMF duhet ta sillte ne kuvend ne shtator 2015!Nuk e ka bere! Kam arsyet e mia qe e gjitha eshte teresisht abuzive dhe e lobuar”. Braçe thotë se Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF dhe paralajmëron se kjo çështje do te rendoje shume forte.
Sakaq AMF shpjegon se tarifat janë të liberalizuara dhe kompanitë i përcaktojnë vetë ato. Institucioni Mbikëqyrës i Tregut të Sigurimeve sqaron se AMF përcakton një prim risku, i cili është orientues për tarifat, por ato mund të ndryshojnë ndjeshëm në shitje. Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, i kërkuar nga Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës. AMF shpjegon se ka përfunduar zbatimin teknik të këtij sistemi dhe ai është plotësisht funksional, ndërsa pritet miratimi akteve ligjore.