Albspirit

Media/News/Publishing

Celine Dion, pas vdekjes së bashkëshortit kthehet me një album të ri

Celine Dion kthehet më 26 gusht me albumin “Encore un soir”. Albumi i tëri është në frëngjisht, i ideuar nga bashkëshorti René Angelil , që vdiq në janar të këtij viti.

Ishte një projekt që çifti po kujdesej prej kohësh dhe që më në fund u realizua si një homazh tjetër i këngëtares për shokun e një jete dhe menaxherin e saj historik.

Punës iu bashkua edhe Jean Jacques Goldman, i cili krijoi këngën që i ka dhënë emrin edhe albumit “Encore une soir”.

Dëshira e këngëtares kanadeze dhe burrit të saj që të punonte sërish me Goldman, pas 12 vitesh u konkretizua pikërisht me këngën, që doli në 24 maj.

Një këngë që Celine ia kishte kërkuar bashkëautorit francez ; “E di që ke shkruar gjithçka për mua, por ajo që po jetoj në këto momente është shumë e rëndësishme , nëse ti do më jepje pak nga magjia jote…..”.

Kënga u rendit e para në 10 vende, në listën e Top 10 në 22 vende dhe në Top 20 në 27 vende.

Please follow and like us: