Albspirit

Media/News/Publishing

Danaj: Zaevi dhe Gruevski janë gjarpërinj të njejtë ndaj shqiptarëve

Hartuesi i listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj disa muaj më parë kishte deklaruar se për shqiptarët janë njëlloj sikur Nikolla Gruevski, po ashtu edhe Zoran Zaev. Ai ata i ka karakterizuar me gjarpërin dhe nepërkën, informon  INA.

 Ja postimi i bërë më 22 shkurt të këtij viti:

 Danaj: Me Zaev apo Gruevskin; me neperken apo gjarperin

Kjo eshte mjerisht dilema e politikaneve shqiptare ne Shqiperine Lindore ne Maqedoni. Ne vend se te bisedojne si te bashkohen me njeri tjetrin ata jane ndare
Disa duan koalicion me zaevin e disa me Gruevskin
Injorance totale politike, mjerim i madh perballe shqiptareve.
Ta shtrosh problemin se kush eshte me i mire per shqiptaret; Zaevi apo Gruevski eshte njesoj sikur te shtrosh pyetjen: Kush e ka helmin me te rrezikshem, gjarperi apo neperka!

Please follow and like us: