Albspirit

Media/News/Publishing

Delegacioni i PE-së përkrah operacionin e ushtrisë turke

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Evropian Elmar Brok dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë Kati Piri, në një konferencë për shtyp kanë vlerësuar vizitën e kryer në Turqi dhe çështjet në lidhje me rendin e ditës.

 

kati piri - elmar brok 2.jpg

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Evropian, Elmar Brok dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, janë shprehur të kënaqur që Turqia ka përshpejtuar procesin e luftës kundër DAESH-it, dhe kanë theksuar se mbështesin operacionin “Mburoja e Eufratit” për sa kohë që ai kryhet në mënyrë të koordinuar.

Brok dhe Piri në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, kanë vlerësuar kontaktet në Turqi dhe çështjet në lidhje me rendin e ditës, ku gjithashtu delegacioni i PE-së i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Brok tha se kanë vizituar Ankaranë pas tentativës së dështuar të puçit më 15 korrik për të theksuar mbështetjen ndaj Turqisë dhe popullit turk. Ai u shpreh se gjatë vizitës kanë pasur shumë takime konstruktive me kryetarin e Parlamentit turk Ismail Kahraman, Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe me zyrtarë të partive politike.

Pasi ka theksuar se dështimi i tentativës së puçit është një fitore e popullit turk, Brok tha se “Edhe ne jemi të lumtur që do të zhvillojmë marrëdhëniet tona me qeverinë dhe Parlamentin, të cilët janë në krye të detyrës pasi kanë ardhur në detyrë me zgjedhje demokratike.”

Duke theksuar se që të katër partitë e përfaqësuara në Parlament kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër puçit Brok u shpreh se “Kemi marrë mesazh të qartë se Turqia do të ndjekë standardet e Këshillit të Evropës në zhvillimet pas tentativës së puçit. Nuk kishim dyshime për këtë, por me këtë mesazh e kemi kuptuar më qartë. Besojmë në unitetin dhe integritetin e Turqisë. Besojmë se uniteti dhe integriteti nuk do të jetë vetëm në mes të popullit dhe grupeve politike, por edhe në kuptimin rajonal.”

– Brok: “Edhe unë si Biden kërkoj falje për vizitën e vonuar”

Pyetjes “Vizita juaj në Turqi u krye afërsisht pas 40 ditëve nga tentativa e puçit më 15 korrik. Përse ishte e nevojshme kaq shumë kohë, qeveria në lidhje me këtë çështje ka kritika. Si i vlerësoni kritikat se Perëndimi e ka lënë të vetëm Turqinë?” Brok i është përgjigjur se “Fillimisht edhe unë përsëris faljen, të cilën e kërkoi edhe Zv/Presidenti amerikan Joe Biden. Por që në ditën e parë qeveritë e Evropës, Parlamenti i Evropian dhe Këshilli i Evropës theksuan pa lënë asnjë dyshim se ishin kundër puçit.”

Duke vënë në dukje se Komisioneri Evropian Dimitris Avromopulos do të vizitojë Turqinë më 1 shtator dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini më 9 shtator, Elmar Brok ka theksuar se Kancelarja gjermane Angela Merkel për tu takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në samitin G-20 do të niset një ditë më parë për në Shangai të Kinës.

– Brok për masat post-puçit: “Edhe ne të njëjtën gjë do të bënim”

Në vlerësimin e tij për procesin e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, Brok tha se “Jemi të kënaqur që mes Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland dhe Turqisë është arritur një marrëveshje për të ndjekur këtë çështje. Këshilli i Evropës do ta ndjekë këtë çështje, por me sa kemi kuptuar bëhet fjalë për një infiltrim të madh brenda në shtet. Ditën e djeshme pasi vërejta ndërtesën e Parlamentit të Turqisë mendoj se edhe ne “nëse një pjesë e ushtrisë gjermane do të bombardonte në këtë mënyrë Parlamentin Gjerman, që në javën e parë do të kryenim të njëjtat gjëra për të shpëtuar nga njerëzit që kanë kryer këtë.”

Në lidhje me liberalizmin e vizave Brok u shpreh se janë të kënaqur që Turqia ka përmbushur 67 kritere nga 72 që janë të nevojshme për liberalizimin e vizave. Ai ka shtuar më tej se “Këtë javë kanë nisur negociatat në Ankara për të biseduar edhe për 5 kriteret e mbetura. Besojmë se në këtë çështje do të gjejmë një zgjidhje deri në tetor. Sepse si PE ne planifikojmë që këtë vit të njihet liberalizimi i vizave për Turqinë, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën.”

– Kati Piri: “DAESH-i përbën kërcënim për Turqinë dhe BE-në”

Ndërsa raportuesja e PE-së për Turqinë, Kati Piri, pyetjes se si e kanë vlerësuar partitë opozitare gjatë takimeve në Ankara operacionin “Mburoja e Eufratit”, ajo duke vënë në dukje se në takimet e tyre nuk ka ardhur një temë e tillë në rendin e ditës. “Në luftën kundër DAESH-it jemi në anën e Turqisë. Edhe vendet parësore të Evropës e kanë mbështetur sot këtë operacion. Ne jemi të kënaqur që Turqia ka përshpejtuar procesin e luftës kundër DAESH-it”, sqaroi Piri.

Pasi ka rikujtuar se Turqia ka qenë e prekur shumë herë nga sulmet e DAESH, Piri ka theksuar se “Ky është një kërcënim për Turqinë dhe BE-në. Për sa kohë që kjo përpjekje kryhet në mënyrë të koordinuar ne e mbështesim këtë operacion, por sigurisht që i ndjekim nga afër zhvillimet.”

Please follow and like us: