Albspirit

Media/News/Publishing

Dokle, sipas vendit dhe kuvendin…, para të rinjve të LRI: Reformat e mëdha kërkojnë konsensus

Prej katër ditësh të rinj të Lëvizjes Rinorë për Integrim ndodhen me kamping në Jalë dhe kanë bashkëbiseduar me personalitete të rëndësishme vendas dhe të huaj. Gjatë ditës së sotme politikani gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pflüger dhe deputeti i PS-së, Namik Dokle, kanë bashkëbiseduar me të rinjtë e LRI-së.
Deputeti i PS-së, Namik Dokle, gjatë bashkëbisedimit të tij në kampingun e LRI-së në Jalë, e vlerësoi si të shkëlqyer organizimin dhe vullnetin e të rinjve pjesëmarrës.
Duke analizuar zhvillimet politike në këto 25 vjet, si dhe duke “respektuar” qëndrimin e partisë aleate të qeverisë, deputeti socialist Namik Dokle, nën frymën” e LSI-së, theksoi se reformat e mëdha dhe të qëndrueshme në demokraci kërkojnë përpjekje që synojnë gjithnjë konsensusin.
“Një nga elementët bazë për sa i përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshme, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratike është që të arrish konsensusin e plotë me opozitës është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”, tha Dokle.
namik dokle, kampingu lri=
Please follow and like us: