Elion Misini vlerësohet për Best Green Film Project nga PriFest
Në ambientet e kompanisë Bechtel Enka, që është mbështetësi i garës për Best Green Film Project pjesë e programit të PriFest 2016, u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimit për fituesin e kësaj gare.
Fituesi i garës Green Film Project, ku të rinjët e Kosovës garuan me filma të shkurtër që kanë për temë ambientin, me vendimn e jurisë ndërkombëtare në mbrëmjën finale të edicionit të 8 të PriFest ishte shpallur filmi ‘Trash Monters’ nga autori Elion Misini, student i AUK. Sot, u bë dorëzimi i shpërblimeve ku studenti Misini fitoi një kamerë profesionale dhe plaketën e Hyjneshës së gjelbërt për Best Green Film Project 2016 që u dorëzuan nga Chris Jennings, Drejtor i Projektit te Bechtel Enka te Projektit te Autostrades Rruga 6, dhe Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest.
Me këtë rast Elioni tha: “PriFest dhe Bechtel Enka më ofruan një mundësi të mirë për të bërë një film. Sic thotë edhe fjala ‘Përvoja nuk është ajo që të ndodh ty, por ajo që bën pasi që të ndodh’. Për mua ky është cmimi i parë që fitova, dhe ky cmim do të më mundësojë zhvillimin e kreativitetit tim.”
Me këtë rast z.Jennings deklaroi: ‘Bechtel Enka nisi 4 vite më parë një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e ambientit të pagëzuar ‘Ndërtojmë Korridorin e Gjelbër’. Kjo fushatë, pjesë e së cilës është edhe pjesëmarrja në PriFest ,i bën nder punës tonë, dhe angazhimi i të rinjve në këtë fushatë është garanci për një shoqëri më të përgjegjshme mbi cështjet ambientale’.
Green Film Project ishte pjesë përbërëse e edicionit të 8 të PriFest që u mbajt në prill 2016, në të cilin program në ekranin e madh dhe para shumë shikuesve u shfaqën 10 filmat e shkurtër të përzgjedhur dhe të prodhuar enkas për këtë garë nga të rinjtë kosovarë, e që kishin për temë ambientin apo kujdesin dhe mbrojtjen e tij.
Ky program garues filmik i të rinjve do të vazhdojë edhe në edicionin e nëntë të PriFest. që do të mbahet nga 20-27 prill 2017 në Prishtinë. Së shpejti PriFest do të shpall të hapur konkursin e ri për Green Film Project 2017.
Vjosa Berisha, Festival Director PriFest