Albspirit

Media/News/Publishing

Emigrantët, Hungaria ngre murin e dytë në kufi me Serbinë

Xhoi Malesia

Hungaria duket se nuk ka ndërmend që të lejojë kalimin e emigrantëve, teksa Kryeministri i vendit, Viktor Orban, është shprehur se përgjatë kufirit jugor me Serbinë, do të ngrihet një gardh i dytë, paralel me atë të parin, i cili u vendos gjatë vitit të shkuar.

Kreu i ekzekutivit hungarez nënvizoi se kjo masë ka për synim mbrojtjen e kufijve teksa tha se në këtë zonë do të rritet edhe prezanca e forcave të policisë.

Aktualisht, në kufirin serbo-hungarez, janë 44.000 oficerë policie dhe ushtarë të cilët janë të angazhuar për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

Megjithatë, brenda pak ditëve, numri total i tyre do të arrijë në 47.000, sipas asaj që komunikoi Orban.

Kryeministri i Hungarisë paralajmëroi emigrantët kur u shpreh se nëse ata nuk do të binden me fjalë, atëherë autoritetet do të jenë të detyruar për të përdorur forcën.

Viktor Orban theksoi se shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur pakti i arritur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për frenimin e fluksit të azil-kërkuesve është në prag të dështimit.

Sipas tij kjo mund të rihapë edhe njëherë rrugën ballkanike e cila ka qënë e bllokuar prej disa muajsh. Qeveria hungareze është shprehur paraprakisht kundër skemës së rishpërndarjes së refugjatëve përmes një sistemi kuotash.

Sipas këtij plani, cdo vend antar i BE-së duhet të marrë përsipër strehimin e një numri të caktuar azil-kërkuesish, në mënyrë që barra të shpërndahet tek të gjithë. Kjo cështje është dërguar në referendumin që pritet të mbahet më datë dy tetor të këtij viti.

Please follow and like us: