Albspirit

Media/News/Publishing

Firmoset marrëveshja e lehtësimit të vizave me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e lehtësimit të vizave që është konsideruar si shprehje e “miqësisë tradicionale mes të dyja vendeve”. Akti është firmosur gjatë vizitës së ministrit shqiptar të Jashtëm, Ditmir Bushati në Kinë, ku është takuar edhe me homologun, Wang Yi.

“Shqipëria është një vend i vogël, por një mik i vërtetë dhe partner solid i Kinës dhe popullit kinez. Marrëveshja e rëndësishme që firmosëm sot për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë dhe unë jam i sigurt që do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë”, tha Bushati.

Please follow and like us: