Albspirit

Media/News/Publishing

FRANC NOPÇA, HEBREU HUNGAREZ QË E LARTËSOI KOMBIN SHQIPËTAR NË BOTË

 Në Shqipëri – në panairin e Europës – janë të përfaqësuara të gjitha llojet e mundshme të armëve. Krye-arma është martina tek e cila, këtu, dallohen dy tipe: ajo me radius të gjatë veprimi, e importuar, martinë origjinale, e ashtuquajtura kaçator, dhe një me radius të shkurtër veprimi e punuar vetë në vend si imitim i së parës, njëfarë lloj karabine, e cila njihet si ´Hut´e Gjakovës´ . …..Martinat vendase – karabinat- punohen nga metali i butë, prandaj edhe kushtojnë 1 deri në 1 Napoleona e gjysmë, sepse prishen shpejt.

Si qendra të industrisë së martinës meqë rast madje edhe mbishkrimi  i patentës amerikane imitohet –  janë Gjakova dhe Tetova .Një lloj modeli i ri pushkësh që pëlqehen është hedhur në treg nga Gjakova ka qe disa kohë dhe   është një kombinim i manzerrës me martinen.

Manipulimet e nevojshme teknike me këtë rast dhe mbyllja bëhet në Gjakovë, hë për hë porse kjo pushkë, edhe pse për nga preciziteti i një manzerre jo tepër shtrenjtë, s´ka gjetur ende përdorim të përgjithshëm në vend. Më shumë se sa si raritet dhe si trashëgim, se sa për arsye tjera çfarë do qofshin, dyfeqet e përpunuara, me strall, po arrijnë nganjëherë çmime jashtëzakonisht të larta.” ( Franc Nopça, për shqiptarët)

Po,pse gjithë këto armë? sepse ishim të rrezikuar  vazhdimisht . Nuk dinim të zgjedhim mikun. Kurrë nuk kemi ditur : edhe sot jo që jo.  “Të gjithë popujt e Ballkanit para interesave karrieriste individuale, vendosin interesat nacionale dhe arrijnë të na diskriminojnë dhe dominojnë në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi e Turqi. Nuk kemi dëgjuar kurrë një politikan serb, malazez, maqedonas të shpallë Vladimir Putinin vëlla, edhe pse kanë lidhje gjaku, gjuhësore dhe fetare.

Politikanët tanë kur janë në pyetje ngritjet e tyre, i imponojnë popullit vëllazëri. Perëndimi ka dhe do të ketë një problem me Erdoganin dhe me ata ministra turq, që përpiqen të ndalojnë të qeshurit e grave, por jo qarjen e tyre. Perëndimi nuk e sheh me sy të mirë nënshtrimin e Kosovës ndaj Turqisë . (Lis Bukuroca Antiamerikanizmi, tradhti kombëtare)

Franc Nopça ishte baron dhe malësor, hebre hungarez  (dhe austriak), hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe entuziast i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog. Fotograf, arkivist, ligjërues e drejtor në Akademitë e Shkencave dhe vizitues i guximshëm e kurreshtar i çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut. I dashuruar njësoj si në fosilet dinosauriane të Siebenbürgen-it të zbuluara rastësisht qysh më 1895 nga e motra Ilona, ashtu edhe në doket e zakonet e malësorëve të Veriut, me të cilat ra në kontakt qysh më 1903 kur ishte në Shkodër, përkatësisht më 1905, kur bëri udhën dhe përshkrimin e parë në Veri, anipse jo rrallë i sëmurë nga malarja dhe i penguar e i kërcënuar nga Valitë e Shkodrës. Një njeri i gjithanshëm, mund të thuhet, nëse merren parasysh fushat e veprimtarisë së tij, por edhe një poliglot, sepse Nopcsa njihte disa gjuhë përnjëherë: hungarisht, anglisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, si dhe gjuhët sllave, por kuptohet edhe shqipen, gjegjësisht, dialektet e saj. Simbas  studjuesit hungarez József Hála Nopcsa me kontributin e tij në shumë fusha (gjeografi, gjeologji, etnografi, gjuhësi, arkeologji, histori, etj.) dhe me respektin e tij ndaj shqiptarëve që në vitin 1913 gati qe zgjedhur mbret i Shqipërisë.

Një hulumtues, një vrojtues, një arkivist, një dashamirës dhe mbrojtës i shqiptarëve. (fakte të gjalla, te cilat nai kanë mëshehur )    Studimet si ´Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht´ (Fiset e malësorëve  të Shqipërisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), ´Geographie und Geologie Nordalbaniens´ (Gjeografia dhe gjeologjia e Shqipërisë së Veriut), ´Albanien. Trachten, Bauten und Geräte Nordalbaniens´ (Shqipëria. Kostumet, ndërtimet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut) ´Aus Shala und Klementi´ (Nga Shala dhe Kelmendi) si dhe ´Das Katholische Nordalbanien´ (Shqipëria katolike e Veriut) janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm në aspektin faktografik, por edhe shkencor . Sa jane të studjuara këto vepra e kryevepra? i ka kapur kush nëpër duar që së paku të krenohet që kishim miq të vërtetë në botë (sikurse sot,që kemi) ?( Arif Kutleshi )

Kurrë nuk kemi ditur ta zgjedhim mikun . Miqët na kanë zgjedhur neve, për cudi!
( “Nuk  e kanë degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas vrasjes së amerikanëve në Gjermani, pati edhe kërkesa për t’ u tërhequr SHBA nga Kosova, nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë, jo “( Lis Bukuroca)
“Austria jo vetëm që njohu shqiptarët me Europën por e bëri Shqiperinë shtet,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake.( Elena Kocaqi, historiane )”

Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, (anipse këta emra nuk ishin vetëm austriakë) të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët,., dhe nxitsja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë Qeveria. Disa prej këtyre porse, merren me të drejtë si themelues të Albanologjisë.
Është kënaqësi të merresh me Nopcsen. shkruan Arif Kutleshi Ta hulumtosh veprën e tij, ta përkthesh pastaj në gjuhën shqipe, një materje që është krejtësisht shqiptare, është edhe më shumë se një kënaqësi: është një privilegjë.

Pra jemi të privilegjuar që hebrenjtë na e mbrojtën historinë,: na e lartësuan në Europë si gjuhën ashtu edhe kombin, na e zbardhën fytyrën të cilën na nxinin (errësonin ) fqinjët, dhe disa nga ne.

 
Please follow and like us: