Albspirit

Media/News/Publishing

Gani Mehmetaj: Portali i osmanlinjve nxit luftë ndërshqiptare

 

 

Disa portale antishqiptare të financuara nga Beogradi, Ankaraja e shtetet arabe, të ndihmuara nga shqipfolësit, kanë nis fushatë të egër të përçarjes fetare, sidomos kundër shqiptarëve katolik e Vatikanit, duke sulmuar njëkohësisht Nënën Terezë e Ibrahim Rugovën, dy shtyllat e kombit tonë. Sulmet e tyre janë të pista, më shpifje e gënjeshtra të tmerrshme, të sajuara në Serbi, të shpërndarë nga Turqia. Nuk dallojnë këto shpifje serbo- anadollake të portalit të osmanlinjve nga shpifjet e dikurshme të agjencisë serbe TANJUG.

Mënyrën se si e kishin përgatitur njërin nga emisionet më gënjeshtra e shpifje, më fotografi të montuara e filmime të sajuara vetëm sa nuk thoshin: kapini katolikët e vrajini. Dhe vendet nga vijnë shpellarët e Anadollit, beduinët e shkretëtirës e serbët e Shumadisë, janë vende me traditë linçimi të komuniteteve e feve tjera. Po të ishin shikuesit-dëgjuesit shqiptarë më mendësi serbo-anadollake do të dilnin në rrugë, do t’i digjnin shtëpitë e katolikëve dhe do t’i vrisnin deri në një, sepse sipas disa emisioneve të sajuara në Beograd, me atmosferën e besimtarëve myslimanë në prapavijë, katolikët shqiptarë e kreu i Vatikanit janë vet djalli, thelbi i konspiracionit botëror. Prandaj, në këto shtete, ku është sajuar emisioni, nuk ka katolikë, i kanë vrarë apo linçuar. Këtë duan ta nxisin edhe të ne.

I keni parë se si i vrisnin në Turqi ushtarët e vet? I tërhiqnin zvarrë më litar në fyt derisa u dilte shpirti, apo i rrihnin deri sa i mbysnin me lemeri. Po gratë myslimane si i vrasin në shtetet arabe? Me gurë. Këtë mendësi duan ta sjellin të ne?

Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe dy emisione të ngjashme kundër shqiptarëve katolik të Klinës e Malësisë së Shkodrës, janë edhe një mori shpifjesh kinse shqiptarët katolik s’paskan marr pjesë në luftën tonë atdhetare. Këto shpifje të ndyta i kanë shpërndarë islamistët në rrjetet sociale me ndihmën serbe, por u ka ndihmuar edhe ndonjë i ri shqiptar me tru të shpërlarë, apo pa tru fare. Numri i atyre që kinse i pëlqejnë këto emisione e kapërcen për disa herë numrin e shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri. Pra, këto kurdisje rrjetesh sociale bëhen në shtetin gati 100 milionësh të Turqisë, në shtetet me popullatë të madhe arabe e në Serbi, ndërsa na i shpërndajnë neve.

Katolikët janë cak i sulmit, por shqiptarët janë qëllimi i fushatës. Prandaj, po ua kujtoj kësaj race jeniçerësh mjeranë kush ishin katolikët dhe kush ishin shqiptarët katolik, sa e ndihmuan kombin tonë dhe sa shumë kanë rëndësi për dy shtetet shqiptare.

Katolikët e krijuan shtetin e parë shqiptar (Austro-Hungaria), përderisa myslimanët (Turqia) bënte tregti territoresh shqiptare me Serbinë e Malin e Zi, bënte tregti edhe më fatin e popullatës shqiptare fatkeqe. Katolikët e protestantët e bënë shtetin e dytë shqiptar-Kosovën, përderisa myslimanët (turqit e arabët) ishin aleatët më besnik të Serbisë, investonin shifra përrallore në ekonominë e tyre. Katolikët (të krishterët) i bënë investimet më të mëdha në Shqipëri e në Kosovë, çdo gjë u ndërtua, apo rinovua fal zemërgjerësisë së tyre, ndërsa myslimanët (turqit e arabët ) investuan në Serbi e Rusi. Katolikët, protestantët e anglikanët, ndërtuan objekte monumentale në tokat shqiptare, ngritën ekonominë tonë të rënë përdhe, përderisa myslimanët ndërtuan xhami-kazerma për rekrutimin e vrasësve shqiptarë për luftërat në Siri e Irak. Myslimanët (turqit e arabët) nuk e dhanë asnjë cent në Kosovë, por turqit na e plaçkitën gjigantin e energjisë elektrike (KEK-un), na e morën falas Aeroportin që ka fitime të shumta.

Ndërkaq, ishte papa, koka e katolikëve të botës ai që ndihmoi mbrojtjen e kufijve shqiptarë pas Luftës së Parë Botërore, kur ia kërkoi në Vatikan elita e priftërinjve shqiptar të Shkodrës. Ishte Papa Gjon Pali i Dytë ai që inicoi dhe e ndihmoi krijimin e shtetit të dytë shqiptarë, pas shumë takimesh me Ibrahim Rugovën dhe pas shumë takimesh të Rugovës e Nënës Terezë me burrështetasit më të mëdhenj të botës së krishterë.

Myslimanët- arab e turq me serbët janë bërë armiku kryesor i përkatësisë evropiane dhe integrimit të shqiptarëve, përderisa katolikët (të krishterët), po përpiqen të na ndihmojnë, megjithëse e kanë të vështirë më këtë elitë politike që e kemi. Myslimanët janë duke i luftuar edhe sot dy shtetet shqiptare përmes jeniçerëve të tyre, parave të pista që i kanë hedhur në Shqipëri e në Kosovë, në elitën politike, në televizione, portaleve, filma propagandistikë, në financimet e hoxhallarët që e luftojnë kombin shqiptar dhe e madhërojnë pushtuesin otoman e serb.

Shqiptarët katolik, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët agnostik, ateist, ta papërcaktuar fetarisht apo shqiptarët ortodoks e myslimanë, luftuan e u vranë në luftërat atdhetare në Shqipëri e në Kosovë, ata luftuan e u vranë sepse e ndjenin vetën shqiptar, por jo sepse ishin katolik, ortodoks a myslimanë. Ata luftuan për atdhe, sepse atdheun ua kishin robëruar.

Gjergj Fishta, poeti më i madh atdhetar, prift katolik, i përjetësoi luftëtarët atdhetar shqiptarë, duke mos i ndarë.

Ndërkaq, për të rrënuar këtë flijim e mund, ka disa vjet që portali “The Osmanlli ” me ndihmën e ish-udbashëve shqiptarë, servilëve, qyqarëve e pijanikëve po bënë propagandë të egër antishqiptare. Kryekëput e shtrembëron historinë tonë, angazhon ndonjë aktor të dështuar që shet kopalla para kamerës së osmanlinjve, nxit haptas luftë fetare vëllavrasëse. Ky portal dhe disa portale të tjera islamike janë duke e ekzekutuar projektin e Shërbimit të Fshehtë serb, që i provoi disa herë gjatë historisë më të re.

Please follow and like us: