Gjergj Marku: Shëngjini, mallkimi ynë
Kete foto e kam bere para 12 viteve ne Shengjin. Ka qene nje dite maji, kur njerezit sapo kishin filluar plazhin. Nga me te rrallet ne Mesdhe, me thane disa te huaj, ne mes tyre dhe nje cift zvicerianesh, inxhiniere, qe ne analizat kimike qe i kishin bere jodit te reres aty, dilte me i pasuri dhe me kuruesi ne ndonje plazh te
Mesdheut!… Mirepo, qe nga ajo kohe, kane rrjedh shume “ujera”! Cfare nuk ka ndodhur ne bregdetin e hijshem te Shengjinit. Dora njerezore, shihet gjithandej se eshte ngritur kunder “Perendise se Deteve”, dhe duket se e ka mposht ate. Mjafton te shohim si eshte “mbjellur” e gjithe rera me ndertime kuturu.
Nje kunore pyjesh, qe permben mushkerite e kesaj perle bregdetare, tashme po shkrumbohet e tera. Sepse dhe atje dora njerezore eshte ngritur kunder “Perendise se Maleve”, dhe po e mbyt dhe ate! Malukatet po e mbysin perfundimisht kete oaz turistik nga me te rrallet ne Europe! Per fat te keq!