Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata franceze pezullon ndalesën e ‘burkinit’

  • RFE /RL

ilustrim

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka pezulluar ndalesën e burkinit, rroba këto të plazhit që mbulojnë gjithë trupin, e cila është vendosur në qytetin Villeneuve-Loubet.

Gjykata ka thënë se ndalesa “shkel seriozisht lirinë e besimit dhe lirinë individuale”.

Vendimi tani krijon precedent për rreth 30 qytete të tjera që kanë ndaluar burkinin.

Një avokat jashtë gjykatës tha se njerëzit që janë gjobitur, mund të kërkojnë paratë e tyre.

Çështja është ngritur në gjykatë nga një grup për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë kundër Islamofobisë.

Kryetarët e qyteteve, kryesisht bregdetare, thonë se ndalesa synon të mbrojë rendin publik dhe rregullat për sekularizëm.

Por, myslimanët thonë se ata po sulmohen padrejtësisht. (REL)

Please follow and like us: