Albspirit

Media/News/Publishing

Irani dhe Koreja e Jugut nga java e ardhshme, shkëmbime tregtare me euro

Baidinejad tha se ky vendim është marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë bërthamore dhe se SHBA-të këtë e aprovuan

Irani dhe Koreja e Jugut nga java e ardhshme shkëmbime tregtare me euro

 Irani dhe Koreja e Jugut nga e hëna, 29 gusht, do të tregtojnë me euro, transmeton Anadolu Agency (AA). Drejtori i përgjithshëm për marrëdhënie politike në Ministrinë iraniane të Punëve të Jashtme, Hamid Baidinejad, tha se ndryshimi i njësisë monetare të won-it koreano-jugor në tregtinë mes Iranit dhe Koresë së Jugut në euro do të largojë disa pengesa. Baidinejad tha se ky vendim është marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë bërthamore dhe se SHBA-të këtë e aprovuan. “Sipas këtij vendimi, tregtia mes dy vendeve do të zhvillohet vetëm me euro, pa përdorimin e dollarit”, tha Baidinejad, i cili shtoi se janë zhvilluar disa negociata mes Seul-it dhe Washingtonit për të zgjidhur problemin mes Iranit dhe Koresë së Jugut.
Please follow and like us: