Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidatët për Operan/ Zana Çela dhe Josif Gjipali në tavolinën e Ramës

Janë filtruar më së fundi kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të TKOB. Nga 4 emra, sot rezultojnë vetëm dy përzgjedhur nga Ministria e Kulturës. Ata janë: Zana Çela dhe Josif Gjipali. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Kulturës.
Emrat e përzgjedhur nga komisioni vlerësues i Ministrisë së Kulturës do t’i kalojnë Kryeministrit Edi Rama për të vendosur se cili nga të dy do të drejtojë Operan shqiptare.
Pas vendit të lënë bosh nga ish drejtori Ilir Kerni, që dha dorëheqjen më 3 gusht, katër emra hynë zyrtarisht në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: Josif Gjipali, Agim Hushi, Petrit Hajro dhe Zana Çela.
Njoftimi i Ministrisë së Kulturës
Ministria e Kulturës njoftoi se në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, komisioni i ngritur me urdhër të Ministres  së Kulturës, më datë 23 gusht 2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve.
Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën  24.08.2016, Komisioni i propozoi ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :
Kandidaturë e parë znj. Zana Çela
Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar  propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Please follow and like us: