Mashtrimi: Rizbulohen hartat e vjetra të Perandorisë Turke, Mali i Zi zmadhohet vetëm mbi toka shqiptare
Janë harta të 200 viteve më parë. Kur territoret shqiptare ishin pjesë e Perandorisë Turke.
Mali i Zi ka qenë një principatë e dëshëruar nga Rusia Perandorake, për të patur ajo vetë një dalje në detin Adriatik dhe një bazë në Detin Mesdhe. Lindja e këtij shteti ishte në atë kohë edhe një fitore gjeopolitike e Rusisë, ndaj ish Perandorisë Austro-Hungareze që kishte integruar në territoret e saja, edhe Dalmacinë, apo bregdetin e sotëm Kroat.
Si edhe shihet nga hartat, territoret shqiptare, ku përfshihen Shqipëria e sotme dhe Kosova e sotme, nën stemën e Perandorisë Turke, janë në një “demarkacion” fare të rregullt. Madje të respektuar më vonë edhe nga Mbretëria serbe dhe serbo-kroate.
Historikisht, është krejt e pambështetur “dhurimi” prej 8.000 hektarësh që doi të diskutohet në Kuvendin e Kosovës në 1 shtator të këtij viti dhe ku priten debate shumë të forta.

