Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times mburr Beogradin. Po Tirana?

New York Times mburr Beogradin. Po Tirana?

Nga Gavrosh Levonja
Beogradi eshte Berlini i ardhshëm? Eshte pyetja me te cilen fillon artikulli, duke vazhduar me poshte me cilesimin e kryeqytetit te Serbise si “nje kusheri europianolindor i metropoleve gjermane. Ne artikull pershkruhet jeta e perditshme ne Beograd, variacionet e shumta, nje qytet ku nuk mungon asgje per te gjithe ata qe vijne per ta vizituar. Mbi te gjitha me terheq vemendjen ajo pjese qe ka te beje me aspektin historik. Duke bere nje krahasim me Tiranen tone, nuk ka si te mos me pushtoje nje ndjenje inferioriteti. Beogradi ofron objekte te shumte te cilet perfaqsojne periudha te ndryshme historike te qytetit. Keshtu aty mund te gjesh gjurme qe nga perandoria romake, keltet, gjurme popujsh e perandorish, mund te vizitosh mauzoleumin ottoman deri tek Tito i cili ne fund te fundit nuk ishte serb. Po Tirana cfare i ofron nje te huaji? Asgje. Objektet, dikur monumente kulture qe mbroheshin nga shteti, sot nuk ekzistojne ose me e pakta mbi ta jane ndertuar hotele e restorante ku shembulli me banal u be public nga Artan Lame per nje restorant ku shurrohej mbi nje objekt historic mbi te cilin ishte ndertuar nje restorant. Per masakra te tilla nuk mund te akuzohen fqinjet qe “na kane hale ne sy”. Pazarin e vjeter ne Tirane nuk e prishi greku, bashkine apo stadiumin e ndertuar ne Kohen e mbreterise dhe fashizmit nuk i prishi serbi. Shumekateshat e ndertuar ne Tirane qe po i marrin frymen banoreve nuk paraqesin as me te voglin interes per nje te huaj. Para se te pretendohet Europa shqiptaret duhet te arrijne nivelin e fqinjeve, te pakten ne aspektin kulturor.

http://www.nytimes.com/interactive/2016/08/25/travel/100000004608720.mobile.html?mwrsm=Email&_r=0

Please follow and like us: