Albspirit

Media/News/Publishing

Njoftim nga Gazeta Express: Kujdes nga mashtruesit. Po iu vjedhin fjalëkalimet tuaja në Facebook

Njoftim nga Gazeta Express: Kujdes nga mashtruesit. Po iu vjedhin fjalëkalimet tuaja në Facebook

Ka disa ditë që persona të panjohur kanë hapur faqe të ndryshme në emër të Gazetës Express në rrjetin social Facebook, duke publikuar një lajm të rremë “Kamerat e sigurisë, ja momenti i vrasjes dje në Gjakovë”. Ky nuk është lajm i publikuar në Gazeta Express. Për më tepër mund t’iu vjedhin fjalëkalimet tuaja.

Këta persona kanë hapur një domain me emrin GazetaXpress.com, i cili nuk ka kurrfarë lidhje me Gazetën Express, dhe kanë postuar një lajm të rremë me logo të Gazetës Express. Nëse ju provoni të hapni videon e rreme në lajmin në fjalë, aty do të kërkohet fjalëkalimi juaj dhe nëse ju i plotësoni përdoruesin dhe fjalëkalimin, këto të dhëna do ti dërgohet këtyre personave.

KUJDES linku eshte nga domaini i rreme gazetaXpress.com

Nëse tashmë keni rënë në grackën e këtyre mashtruesve, ju sugjerojmë të ndërroni menjëherë fjalëkalimin tuaj të Facebook.

Gazeta Express tashmë ka raportuar disa faqe dhe ato janë mbyllur nga Facebook, por ndërkohë këta keqbërës janë duke hapur faqe tjera duke synuar të vjedhin sërish fjalëkalimet.

Prandaj keni kujdes, vetëm lajmet nga www.GazetaExpress.com janë lajmet e vërteta që publikohen nga ne.

Ndërsa, faqja zyrtare në facebook është www.facebook.com/gazetaexpress

 

Please follow and like us: