Policia Bashkiake përze me dhunë të moshuarën që shiste sende kuzhine
Policia Bashkiake vazhdon “aksionin” kundër shitësve ambulantë në Tiranë.
E fundit që që ka rënë preh e arrogancës dhe përzënies policore, është një grua 60-vjeçare, e cila tregtonte sende kuzhine pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Sot, tre policët iu afruan për ta përzënë duke i marrë atë pak mall që gruaja tregtonte.
Nga videoja kuptohet që ajo përpiqet të bëjë rezistencë për të mos i lejuar, por ata tregohen të ftohtë përballë të bërtiturave të saj.
Please follow and like us: