Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëmbehet e torturohet deri në vdekje zv.ministri

I marrë peng dhe i rrahur për vdekje. Ky ka qenë fundi i zv.ministrit të Brendshëm bolivian, Rodolfo Illanes, i cili vdiq në duart e minatorëve grevistë.

Zyrtari i lartë dhe truproja e tij u rrëmbyen në postbllok të Pandur-s, në jug të La Pazit. “Të gjitha sinjalet janë se Illanes është vrarë në një sulm brutal dhe burracak”, deklaroi ministri i Brendshëm, Carlos Romero, ndërsa shtoi se për momentin nuk është mundur të rekuperohet trupi i tij.

Më shume se 100 arrestime janë kryer në lidhje me rastin e bujshëm. Autoritetet premtojnë ndëshkim për personat përgjegjës. Në kohën e pengmarrjes, Illanes vetë pati pohuar për radiot boliviane se kushti i lirimit të tij ishte që Qeveria të negocionte me minatorët mbi legjislacionin e ri.

Këta të fundit mbajnë të bllokuar një rrugë kryesore në Panduro. Protestuesit kërkojnë më shumë lëshime në lidhje me aktivitetin e tyre, këmbëngulin të kenë të drejtën të punojnë dhe për kompani private e duan një përfaqësim më të madh në sindikata.

Please follow and like us: