Albspirit

Media/News/Publishing

Rusët zbulojnë të vërtetën: Kjo është arsyeja pse Putin ka “trazuar” ushtrinë!

putin-1-780x439

Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Rusisë, Vladimir Putin ka ngritur po thuajse tërë ushtrinë në gjendje gatishmërie.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, kjo është ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake në Rusi në vitet e fundit dhe “një sinjal i rëndësishëm për kundërshtarët ushtarako-politikë të mundshëm të Rusisë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, “trazimi” i papritur i ushtrisë ka filluar dje në mëngjes dhe pritet të zgjasë deri në fund të muajit.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se qëllimi i këtyre ushtrimeve është “kontrollimi i gatishmërisë së ushtrisë për t’iu përgjigjur çdo situate krize”.

E ekspertët rusë këto manovra i lidhin me rritjen e tensioneve ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

Ato janë, sipas mendimit të tyre, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj stërvitjeve masive të NATO-s në Evropën Lindore, në afërsi të kufijve të Rusisë.

Nga ana tjetër, vendimi i Putinit për të mobilizuar ushtrinë tashmë ka “provokuar” aleancën ushtarake perëndimore.

Në NATO kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto stërvitje – e në Moskë presin që ushtrimet të shkaktojnë histeri në Perëndim.

Ekspertët, megjithatë, theksojnë se këto manovra janë thjesht “karakter mbrojtës”, por edhe për të kryer një porosi të qartë – çdo veprim agresiv kundër Rusisë do të marrë një përgjigje adekuate.

“Sot ekziston një kërcënim i veçantë, i cili drejtpërdrejt kërcënon sigurinë e Rusisë”, shtojnë ekspertët, përcjell Telegrafi.

“Intensiteti i trajnimit luftarak të ushtrisë sonë është në rritje në tre vitet e fundit. Kjo ka të bëjë kryesisht me tensionet ushtarake në botë. Turqia hyri në luftë në Siri, SHBA ka grumbulluar trupa në kufijtë tanë dhe udhëheqja jonë ushtarake marrin masat e duhura”, thotë doktori i shkencave ushtarake, Konstantin Sivkov.

Ndërkaq zëvendëskryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Këshillit të Sigurimit të Federatës, Franc Klinçeviq konfirmon se “ky trazim i papritur i ushtrisë” vjen vetëm si përgjigje ndaj lëvizjeve të Aleancës.

“Vendimet e Samitit të Varshavës të NATO-s ndryshuan seriozisht situatën ushtarako-strategjike në Evropë. Rusia është thjesht e detyruar të mbajë ushtrinë e saj në gatishmëri luftarake”, ka thënë Klinçeviq, duke kujtuar përpjekjet e fundit të sabotimit në Krime.

Këtë herë ushtria u “ngrit në këmbë” në disa rajone ruse dhe mbulon jugun, perëndimin dhe Qarkun Qendror Ushtarak, si dhe Flotën Veriore dhe komandën e forcave të hapësirës ajrore dhe forcat ajrore.

Në stërvitje janë të përfshira njësitë në zonat kufitare me Ukrainën dhe shtetet baltike, duke përfshirë Krimenë.

Please follow and like us: