Albspirit

Media/News/Publishing

Takim Kerry-Lavrov në Gjenevë


Sekretari amerikan i John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov filluan sot bisedime në Gjenevë, në përpjekje për të negociuar një fund paqësor të luftës në Siri.

Zoti Kerry ishte dje në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi operacionet ushtarake amerikane në Siri me princin saudit Mohammed bin Salman, dhe me diplomatë nga Bahreini dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit. Synimi i bisedimeve ishte të sigurohej mbështetje për planin sirian në prag të takimit të sotëm me ministrin rus Lavrov.

Të dyja palët do të përpiqen për të arritur një marrëveshje lidhur me bashkëpunimin ushtarak dhe ndarjen e informacioneve në përpjekjet për të mundur militantët e Shtetit Islamik në Siri, diçka që e duan të dyja palët.

Të dy diplomatët janë takuar edhe më parë për të diskutuar për konfliktin në Siri, por pak sukses është shënuar.

Situata në Siri është komplikuar nga mbështetja amerikane dhe ajo ruse për palët rivale.

Plani fillestar i zotit Kerry, që u bë i njohur në bisedimet e korrikut në Moskë, kërkonte koordinimin e sulmeve ajrore nga Washingtoni dhe Moska kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe për të mos e lejuar forcën ajrore siriane të kryejë sulme ajrore të mëtejshme.

Takimi kësaj radhe zhvillohet në kushtet e rritjes së tensioneve në Siri, pasi Turqia vendosi në fillim të javës të dërgojë atje tanke për të spastruar një zonë të kontrolluar nga grupi Shteti Islamik.

Please follow and like us: